Plas te ekipi i Ajetit: Kemi një spiun brenda

Futboll

Plas te ekipi i Ajetit: Kemi një spiun brenda

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 12:00
Plas te ekipi i Ajetit: Kemi një spiun brenda

Celtic do të luajë në “Europa League” kundër Milanit, ndërsa në përballjen e fundit do të humbiste derbin ndaj Rangers. Situata nuk është aspak e mirë për gjigantët skocez, madje tërësisht zhgënjyese dhe ka shumë polemika të krijuara brenda klubit.

Trajneri i ekipit ku luan edhe Albian Ajeti, Neil Lenon, është shprehur se brenda klubit ka një spiun. Pra dikush që jep informacionet sekrete dhe i shpërndan për kundërshtarët, duke ia lehtësuar punën për suksesin kundër Celtic.

“Nuk e di dhe nuk është e mirë kjo.

Dikush brenda klubit po shpërndan informacione dhe kjo është e neveritshme. Po përpiqemi që ta gjejmë, po punojmë për të. Sigurisht që po ma vështirëson punën. Unë flas në privatësi me djemtë e ekipit dhe zhgënjehem në këtë mënyrë’, ka thënë Lenon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat