Gjilani mbetet pa trajner në ndeshjen e sotme

Futboll

Gjilani mbetet pa trajner në ndeshjen e sotme

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:43
Gjilani mbetet pa trajner

Skuadra e futbollit Gjilani mbetet pa kryetrajner për ndeshjen e sotme.

Njoftimi i Gjilanit:

Në takimin e sotëm ndërmjet Gjilanit dhe Trepçës '89, kryetrajneri i skuadrës sonë, Gentjan Mezani, nuk do të jetë i pranishëm për ta udhëhequr skuadrën e Gjilanit.

Arsyeja e mungesës së kryetrajnerit tonë në këtë sfidë është për shkaqe familjare.

Takimin e sotëm, nga pankina e kuq e bardhëve do ta udhëheq ndihmësi i shefit të shtabit teknik, Alban Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat