Ozil del me deklaratë të fortë

Futboll

Ozil del me deklaratë të fortë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:33
Ozil del me deklaratë të fortë

Mesut Ozil lëshon deklaratën e parë, pasi u la jashtë listës së Arsenalit për Premier League. Gjermani, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij tejet fitimprurëse, ka mbetur jashtë skuadrës londineze ehe për “Europa League”. Kjo konfirmon se Ozil thjesht nuk ka të ardhme në “Emirates”. Sot, mesfushori ka lëshuar një deklaratë mbi situatën, e cila mund të lexohet më poshtë:

“Ky është një mesazh i vështirë për t’ua shkruar tifozëve të Arsenalit, skuadër për të cilin kam luajtur gjatë viteve të fundit. Unë jam zhgënjyer vërtet nga fakti që nuk jam regjistruar për sezonin e Premier League për momentin. Me nënshkrimin e kontratës sime të re më 2018 u zotova për besnikëri ndaj klubit që unë dua, Arsenal, ndaj më trishton që kjo nuk është kthyer me reciprocitet. Siç kam zbuluar tani, besnikëria është e vështirë të arrihet në ditët e sotme.

Unë gjithmonë jam përpjekur të qëndroj pozitiv nga java në javë, duke pritur ndoshta një shans kthimi në skuadër, së shpejti, përsëri. Kjo është arsyeja pse kam heshtur deri më tani. Para bllokimit prej koronavirust isha vërtet i lumtur me zhvillimet, nën drejtimin e trajnerit tonë të ri, Mikel Arteta. Ne kemi luajtur pozitivisht dhe do të thoja se performancat e mia ishin në një nivel vërtet të mirë.

Por, pastaj gjërat ndryshuan përsëri dhe unë nuk u lejova më të luaj futboll për Arsenalin. Çfarë tjetër mund të them? Në Londër ende ndihem si në shtëpi, ende kam shumë miq të mirë në këtë ekip dhe ende ndiej një lidhje të fortë me tifozët e këtij klubi. Pavarësisht nga çfarë ndodhi, do të vazhdoj të luftoj për shansin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i 8-të tek Arsenali të përfundojë kështu. Mund t’ju premtoj se ky vendim i vështirë nuk do të ndryshojë asgjë në mendjen time. Unë do të vazhdoj të stërvitem sa më mirë dhe kudo që të jetë e mundur të përdor zërin tim për drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat