Daku nuk ndalet, Ballkani gjunjëzon kampionin! Dy të skuqur në Therandë 

Futboll

Daku nuk ndalet, Ballkani gjunjëzon kampionin! Dy të skuqur në Therandë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 14:45
Daku nuk ndalet, Ballkani gjunjëzon kampionin! Dy të skuqur në Therandë 

Ballkani nga Theranda nuk ndalet, në shtatë ndeshje ka 6 fitore e 1 barazim, pa humbje në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra nga Theranda si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:0 kundër kampionit në fuqi, Dritës nga Gjilani, në kuadër të javës së shtatë.

Daku është trim i ndeshjes, me golat e tij e gjunjëzuan Dritën.
Ai realizoi në minutën e 20-të dhe të 75-tën, duke i siguruar edhe një trepikësh të artë skuadrës së tij. Në minutën e 21-të, kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa në atë të 23-tën, Ilir Blakçori i Dritës përjashtohet nga loja, duke e lënë skuadrën e tij në fushë pa një lojtar apo plot 67 minuta. 

Ballkani arkëtoi tre pikë të mëdha, ndërsa Drita pësoi humbjen e parë. Ballkani kryeson me 19 pikë, duke lënë pas Prishtinën 11, Arbërinë me 11 sosh etj.
Daku për 7 shtatë ndeshje ka realizuar 14 gola apo mesatarja nga dy për secilën ndeshje.

Superliga e Kosovës
Drenica-Arbëria 0:1
Ballkani-Drita    2:0
Besa-Llapi 2:2
Feronikeli-Prishtina 1:2
Gjilani - Trepça '89 0:0

Tabela
1. Ballkani    7    6    1    0    21:6    19
2. Prishtina    6    3    2    1    10:3    11
3. Arbëria    7    3    2    2    10:8    11
4. Drita    5    3    1    1    6:4    10
5. Gjilani    7    2    4    1    4:5    10
6. Trepça ’89    7    2    2    3    3:5    8
7. Drenica    7    2    2    3    5:12    8
8. Feronikeli    7    1    3    3    10:9    6
9. Besa    7    1    1    5    7:19    4    
10. Llapi    6    0    2    4    3:8    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat