Emocione, por edhe dhimbje në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit

Futboll

Emocione, por edhe dhimbje në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:14
Emocione, por edhe dhimbje në derbin mes Evertonit dhe Liverpoolit

Emocione, por edhe dhimbje në derbin mes Everton dhe Liverpool, pasi edhe pse kanë kaluar disa ditë nga sfida që përfundoi në barazim 2:2, polemikat ende nuk janë shuar.

Mbi të gjitha ajo në lidhje me ndërhyrjen e portierit Jordan Pickford që dëmtoi rëndë mbrojtësin e “The Reds”, Virgil Van Dijk, çka i kushtoi atij një ndërhyrje kirurgjikale që e detyron të qëndrojë jashtë fushe për pothuaj gjithë sezonin. Për episodin në fjalë dhe reagimin e skuadrës foli Georgino Wijnaldum, i cili tregoi se si u përjetua në brendësi të dhomave të zhveshjes.

“Asnjë prej lojtarëve nuk fjeti atë natë pas asaj ndërhyrjeve të shtunën. Tani jemi të irrituar, por ndiheshin të shkatërruar në atë moment. Mënyra se si ndërhyri Picford ishte krejtësisht e pamatur. Besoj se nuk donte të dëmtohen Virgil, të paktën jo në atë mënyrë. Sipas meje ata e shtyjnë tepër veten në ndeshjet që luajnë kundër nesh. Të gjithë duan ta fitojnë derbin dhe ndonjëherë kalohen kufijtë, por në atë rast ishte me të vërtetë e tepërt. Jo vetëm ai kontrast, por edhe ajo e Richarlison ndaj Thiago Alcantara ishte një ndërhyrje vërtet e keqe”, shprehet Wijnaldum.

Mesfushori holandez vazhdoi më tej deklaratën e tij, duke akuzuar gjithë skuadrën e Everton për një ndeshje shumë të ashpër ndaj Liverpoool në derbin e “Goodison Park”.

“Në futboll mund të ndodhin incidente dhe mund të kesh edhe fat të keq dhe të dëmtosh dikë, por mënyra se si ata po e bënin ishte e papranueshme. Gjithçka mbetet edhe më e vështirë për t’u pranuar nëse, ashtu siç ndodhi në këtë rast, ndërhyrje të tilla nuk dënohen”, tha holandezi.

Pak orë para intervistës së Wijnaldum, edhe vetë Van Dijk ju kishte dërguar një mesazh shokëve të skuadrës dhe fansave, me fjalë vërtet prekëse në lidhje me gjendjen e tij, duke shpresuar në një rikuperim sa më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat