​Antonio Conte planifikon ndryshime konkrete në formacion

Futboll

​Antonio Conte planifikon ndryshime konkrete në formacion

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:18
Antonio Conte

Interi e fillon sonte aventurën e re në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020/21 me ballafaqimin me skuadrën gjermane Borussia Moenchengladbach, ndeshja e cila zhvillohet sonte nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza”..

Trajneri Antonio Conte po panifikon disa ndryshime në formacionin startues pas humbjes nga Milani në derbi. Sipas mediave italiane, nga minuta e parë pritet të startojë mesfushori danez Christian Eriksen e po ashtu edhe sulmuesi nga Kili, Alexis Sanchez.

Këto janë formacionet startuese:

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Kolarov; Hakimi, Barella, Vidal, Perisic; Eriksen; Sanchez, Lukaku

Borussia: Sommer; Ginter, Elvedi, Bensebaini; Lainer, Kramer Neuhaus, Ëendt; Hofmann; Plea, Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat