Arbër Grabovci - zv/Ministër i MKRS-së, sot ka pritur ish gjyqtarin e futbollit dhe ish gjyqtarin e basketbollit.
“Sot prita në takim ish gjyqtarin e futbollit z. Ibrahim Delibashzade dhe ish gjyqtarin e basketbollit z. Remzi Ramadanin, me të cilët biseduam rreth zhvillimeve ne sportin tonë në kushte të pandemisë dhe pengesave që po dalin në realizimin e objektivave të klubeve dhe të sportistëve.
Gjatë takimi evakuam kujtime nga ditët më të vështira të sportit tonë gjatë okupimit dhe sakrificës së gjyqtarëve të Kosovës në arritjen e synimeve të përbashkëta”, shkruan Grabovci.