Prishtina importon tre pikë të mëdha nga Drenasi në duel me Feronikelin.
Prishtina fiton me rezultat 2:1 kundër Feronikelit në takimin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës.
Feronikeli ka pasur rastet por kur nuk shënon edhe pëson, ndërsa Prishtina kthehet me pikë të plota.
Në minutën e 31-të, Muça shënon me kokë për 0:1.
Në minutën e 46-të, Mendurim Hoti barazon rezultatin, 1:1. Prishtina siguroi fitoren me rezultat 1:2 me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 88-të, i cili realizoi nga penalltia. Prishtina renditet në vend të dytë me 11 pikë, kurse “Nikli” është në pozitën e tetë me 6 pikë.
Gjilani si vendas ndahet baras (0:0) me Trepçën ’89. Gjilani zhgënjen, Trepça ’89 importon një pikë të madhe.
Superliga e Kosovës
Drenica-Arbëria 0:1
Ballkani-Drita 2:0
Besa-Llapi 2:2
Feronikeli-Prishtina 1:2
Gjilani - Trepça '89 0:0
Tabela
1. Ballkani 7 6 1 0 21:6 19
2. Prishtina 6 3 2 1 10:3 11
3. Arbëria 7 3 2 2 10:8 11
4. Drita 5 3 1 1 6:4 10
5. Gjilani 7 2 4 1 4:5 10
6. Trepça ’89 7 2 2 3 3:5 8
7. Drenica 7 2 2 3 5:12 8
8. Feronikeli 7 1 3 3 10:9 6
9. Besa 7 1 1 5 7:19 4
10. Llapi 6 0 2 4 3:8 2