​Befason Interi, kërkon një tjetër lojtarë të Milanit

Futboll

​Befason Interi, kërkon një tjetër lojtarë të Milanit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:28
Ilustrim

Sipas “Calciomercato.com, Interi po e monitoron situatën e krijuar ndërmjet Milanit dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu mbi rinovimin e kontratës.

Lojtari mund të mbetet si agjent i lirë në vitin 2021, por “Rossonerët” po bëjnë përpjekje për rinovimin e kontratës me reprezentuesin nga Turqia.

Gjithsesi, Interi tashmë raportohet se e ka kontaktuar Milanin për të kuptuar më shumë rreth kësaj situate dhe janë gati të hyjnë në negociata nëse lojtari nuk e pranon propozimin e Milanit për rinovim të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat