E pranon trajneri Solskjaer, mesfushori i Manchester United luajti mbrëmë vetëm me njërin sy në pjesën e parë

Futboll

E pranon trajneri Solskjaer, mesfushori i Manchester United luajti mbrëmë vetëm me njërin sy në pjesën e parë

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:46
Scott McTominay

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer zbuloi se mesfushori Scott McTominay luajti me “njërin sy” në pjesën e parë të fitores së ekipit në Ligën e Kampionëve kundër Paris Saint-Germain pasi humbi një lente kontakti.

McTominay filloi së bashku me Fred dhe Bruno Fernandes në mesfushë dhe bëri përshtypje ndërsa United triumfoi ndaj PSG 2-1 në hapjen e tyre të Grupit H të Martën, përcjell GazetaBlic.

Ndërsa Paul Pogba, Nemanja Matic dhe Donny van de Beek shikonin nga pankina në pjesën e parë, McTominay performoi mirë për United, i cili kaloi në epërsi 1-0 në pushim falë penalltisë së minutës së 23-të të Fernandes në Paris.

Solskjaer veçoi McTominay pas ndeshjes, duke u thënë gazetarëve: “Scotty luajti pjesën e parë me njërin sy, kjo ishte gjëja më mbresëlënëse, sepse ai humbi lentet e tij të kontaktit. Kjo ishte mbresëlënëse.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat