Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Hyseni: Nuk luajtëm mirë, derbi ndaj Dritës na kishte lodhur

Futboll

Ndihmëstrajneri i Gjilanit, Hyseni: Nuk luajtëm mirë, derbi ndaj Dritës na kishte lodhur

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:12
Alban Hyseni

Gjilani nuk arriti të fitojë as këtë javë, duke u ndalur me barazim pa gola në shtëpi kundër Trepçës ’89.

Në prononcim për media pas ndeshjes doli ndihmëstrajneri i Gjilanit, Alban Hyseni i cili në këtë takim ishte dhe timonier i “Skifterave” për shkak të mungesës së trajnerit kryesor, Gentjan Mezanit.

“Realisht nuk bëmë paraqitje të mirë, ndoshta pasi vijmë nga ndeshja derbi kundër Dritës. Rezultati ishte real, Trepça 89 ka luajtur mirë ndërsa ne nuk luajtëm aq mirë”.

Ai tha se mungesën e trajnerit Mezani në këtë ndeshje do ta sqarojë klubi.

“Besoj se klubi do jep arsyen e mungesës së Mezanit, ai shumë shpejtë do i bashkohet ekipit”, ka thënë Hyseni.

Gjilani pas këtij barazimi ka 10 pikë dhe është në vendin e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat