Lëndimi i Van Dijk është më i rëndë sesa që është menduar, holandezi pritet ta humb gjithë sezonin

Futboll

Lëndimi i Van Dijk është më i rëndë sesa që është menduar, holandezi pritet ta humb gjithë sezonin

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:33
Van Dijk

Liverpooli pritet të jetë pa mbrojtësin Virgil van Dijk për një periudhë të gjatë kohore pasi qendërmbrojtësi dëmtoi ligamentin ACL kundër Evertonit të shtunën e kaluar.

Ndërhyrja e pamatur e portierit Jordan Pickford ndaj Van Dijk shkaktoi dëmtime të mëdha në gjurin e djathtë të holandezit.

Sipas mediumit The Mirror, është një dëmtim i shkallës së tretë. Ky është niveli më i keq, që do të thotë se ligamenti i Van Dijk ishte copëtuar në gjysmë.

Pas kësaj thuhet se kërkohet operacioni dhe 29-vjeçari mund të jetë jashtë për një vit.

Është një goditje zhgënjyese për Liverpoolin dhe Van Dijkun, i cili e ka vendosur veten si një mbrojtës i klasit botëror që nga bashkimi me Reds.

Fatkeqësisht për Van Dijk, ky nuk është një lëndim i lehtë. Sipas gazetarit David Ornstein nga mediumi Athletic, ky lëndim është edhe më keq sesa u mendua së pari.

Gjatë një episodi të Ask Ornstein në YouTube, gazetari pohoi se dëmtimi i gjurit të Van Dijk mund të ishte edhe më i keq se sa ishte raportuar.

“Mendimi im është që dëmtimi i gjurit të djathtë të Virgil van Dijk është ndoshta më i keq nga sa u frikësua fillimisht dhe shtrihet përtej ACL”, ka thënë Ornstein.

Ornstein theksoi se ai nuk është ekspert mjekësor dhe se ishte vetëm informacioni që ai kishte marrë. Ai gjithashtu hezitoi të zbulonte shumë më tepër rreth lëndimit.

Por, bazuar në pretendimin e tij, nuk ka gjasa që ta shohim Van Dijk përsëri këtë sezon. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat