​Chelsea e riktheu veteranin Cech në ekip, reagon menjëherë Didier Drogba

Futboll

​Chelsea e riktheu veteranin Cech në ekip, reagon menjëherë Didier Drogba

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:49
Didier Drogba

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, dje publikoi listën prej 25 lojtarëve që do të garojnë në edicionin e ri garues të Premier League 2020/21..

Ajo që i befasoi të gjithë ishte se tekniku anglez e përfshiu në listë portierin veteran Petr Cech i cili as që kishte kontratë me klubin nga Londra.

Sqarimi që u dha nga klubi në lidhje me këtë lëvizje ishte se kjo u bë për arsye të emergjencës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Pas kësaj, ka ardhur reagimi i ishte-sulmuesit legjendar të Chelseat, Didier Drogba’, i cili në Tëitter ka shkruar se edhe ai është rrugës për t’u rikthyer në qendrën stërvitore “Cobham”.

“Unë tani jam rrugës për në Cobham”, ka shkruar Dorgba, duke bërë shaka në lidhje me këtë situatë dhe kjo është pëlqyer shumë nga ndjekësit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat