Shkëndija fiton 1:0 Gostivari, kualifikohet më tej

Futboll

Shkëndija fiton 1:0 Gostivari, kualifikohet më tej

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:52
Shkëndija fiton 1:0 Gostivari, kualifikohet më tej

Skuadra e futbollit Shkëndija nga tetova si vendase ‘priti’ Gostivarin në fushë këtyre të fundit, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në terrenit të stadiumit të qytetit në Tetovë.

Trajneri Gjoka në fushë nxori formacion të kombinuar, duke lënë në pankinë Ibraimin, Zahovin, Ahmedin, Paviç e Krivak, ndërsa nuk u grumbullua fare Murati, megjithëse edhe lideri i Ligës së Dytë-Perëndim, Gostivari në lojë nuk ishte i kompletuar.

Ashtu si pritej kuqezinjtë që në start ishin dominues, dy ekipet humbën nga një mundësi të mirë me vendasit që qëllojnë shtyllën me goditjen e Gashit, deri sa ndryshimi erdhi në minutën e 15-të kur Nafiu ndalet me faul në zonë, ndërsa penaltinë në gol e konevrtoi Ennur Totre për epërsi 1:0. Trajneri i Gostivarit në minutën e 24-t bëri tre zëvendësime për të kërkuar nga ekipi apetite më sulmuese, por edhe në kushte të tilla më shumë në sy ra inkuadrimi i portierit të parë Ferat Ramani, i cili u dallua me disa intervenime shumë të mira dhe ishte më meritori që në pauzë rezultati ishte vetëm 1:0 për Shkëndijën.

Në fillim të pjesës së dytë pak mungoi të dyfishojmë rezultatin kur e majta e Dorievit prek kornizën e portës dhe përfundon në fundore. Në anën tjetër Rexhepi kontrollon një tentim të Gashit, ndërsa minutat në vazhdim kuqezinjtë humbën një mori rastesh me Nafiun, Es Sahal, Ahmedin dhe Zejnullain. Në minutën e fundit Ahmedi ekzekutoi për mrekulli një goditje dënimi, mirëpo me super pritje përgjigjet Ramani që mban rezultatin minimal, por që gjithsesi Shkëndijës i mjaftoi për kualifikim në çerekfinale të Kupës.

SHKËNDIJA-GOSTIVARI 1:0 (1:0)
Stadiumi i qytetit në Gostivar
Arbitër: Riste Sejmenov
Golashënues: Ibraimi 15′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Rexhepi, Aliti, Dita, Neziri, Merxhani, Zejnullai, Alimi, Totre (c) (Ramadani 85′), Nafiu, Doriev (Ahmedi 60′), Es Sahal.
Trajner: Ernest Gjoka
GOSTIVARI: Osmani (Ramani 24′), Imeri (Rexhepi 24′), Limani (c), Zeqiri, Nastevski, Spahiu, Gashi (Esati 62′), Bajrami (Dauti 24′), Stojkoski, Ljamçevski (Beluli 70′), Kirovski.
Trajner: Afet Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat