Skuadrat shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga &Trim Lum falë penalltive u kualifikuan në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Ndeshje e mirë në Strugë, mes Struga &Trim Lum dhe Rabotniçkit, e cila përfundoi pa gola (0:0), por me penallti triumfuan struganët me rezultat 4:3 dhe shkojnë më tej.
Renova, megjithëse kishte një lojtar më pak nga minuta e 52-të, ia doli ndaj Pelisterit nga Manastiri. Ndeshja u mbyllë baras (2:2), por Renova me penallti triumfoi me rezultat 5:4.
Akademia Pandev, Shkendija, Makedonia GP, Shkupi, Sileksi, Bellasica, Renova dhe Struga Trim Lum kualifikohen në çerekfinale.
Rezultatet
Akademia Pandev - Vardari 1:0
Shkendija - Gostivari 1:0
Bregallnica - Bellasica 0:1
Struga TL – Rabotniçki 0:0 (4:3 me penallti)
Shkupi – Kit Go 5:0
Renova – Pelisteri 2:2 (5:4 me penallti)
Makedonia GP - Kamenica Sasa 6:0
Kozhuf- Sileksi 1:3