Bild zbulon ofertën e refuzuar dhe injorimin e yllit të M’Gladbach

Futboll

Bild zbulon ofertën e refuzuar dhe injorimin e yllit të M’Gladbach

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:34
Bild zbulon ofertën e refuzuar dhe injorimin e yllit të M’Gladbach

Inter do të presë Borussia Monchengladbach mbrëmjen e sotme në ndeshjen hapëse të zikaltërve në edicionin e ri të Champions League.

Dy klubet, siç ka zbuluar Sport Bild, janë takuar këtë verë për të folur për merkato: klubi milanez, në fakt, duket se ka bërë një ofertë 50 milionë euro për Matthias Ginter.

Blerja ka dështuar për shkak të refuzimit të Gladbach, që ka vendosur të mos heqë dorë nga mbrojtësi i tyre. Mund të kishte qenë 26-vjeçari gjerman qendërmbrojtësi i ri zikaltër në këtë sezon, për të kompletuar treshen e mbrojtjes të trajnerit Antonio Conte.

Përveç refuzimit të Borussia-s, ka qenë edhe vetë lojtari që ka dashur të vazhdojë aventurën në Bundesliga. Gjermani, në fakt, ka thënë:

“Kam mësuar për interesin e tyre, por as që e kam menduar për një transferim të mundshëm tek Inter-i, sepse kam akoma objektiva të mëdha për të arritur në Gjermani”.

Një arsye më shumë për Inter-in që të fitojë mbrëmjen e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat