Kjo është situata më e re e lojtarit të Juves

Futboll

Kjo është situata më e re e lojtarit të Juves

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:36
Kjo është situata më e re e lojtarit të Juves

Kapiteni i Juventusit Xhorxho Kielini nuk ka probleme në kofshën e djathtë të këmbës.

Klubi bardhezi bëri me dije në një komunikatë të fundit për shtyp se analizat mjekësore provuan se 36-vjeçari nuk ka asnjë dëmtim në këmbë, por do të vëzhgohet nga mjekët çdo ditë për të arritur në konkluzionin se kur do të jetë sërish gati për trajnerin Pirlo.

Ai luajti vetëm 19 minuta dje kundër Dinamos së Kievit në Ligën e Kampioneve, i detyruar nga dhimbjet në kofshën e këmbës së djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat