Allegri opsion për PSG

Futboll

Allegri opsion për PSG

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:56
Allegri opsion për PSG

Max Allegri mbetet trajner i lirë në treg, me disa raporte që e lidhin atë me një kalim në PSG, Manchester United dhe Chelsea

Fituesi i Scudettos është i pa punë pasi që kontrata e tij me Juventus skadoi pasi që mori pagë një vit pa punuar.

Ai vazhdimisht është lidhur me një kalim në Manchester United, edhe pse fitorja 2-1 jashtë kundër PSG mbrëmë e ka forcuar pozitën e Ole Gunnar Solskjaer.

Në anën tjetër, kjo e ka vënë në presion trajnerin e Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel dhe sipas La Gazzetta dello Sport dhe le10sport.com ka bërë që hija e Allegrit ta mbulojë teknikun gjerman.

Në anën tjetër, gazeta Quotidiano Sportivo insiston që Chelsea ende janë duke e monitoruar situatën e Allegrit dhe mund ta merr pozitën e Frank Lampard.

Allegri ka fituar gjashtë tituj të Serie A me Juventusin dhe Milanin, katër Coppa Italia, tri superkupa të Italisë dhe ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat