Bahri Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Bahri Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 19:13
Bahri Berisha - trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës

Sporti i Kosovës u ballafaqua me probleme të mëdha në vitet e 90-ta (1991-1999), me kërcënime dhe dhunë të paparë nga regjimi kriminal i Serbisë!

Futbolli dhe sportet tjera, ashtu si munden edhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës, në livadhe, fusha dhe salla të improvizuara.

Bahri Berisha i takon Gjeneratës së Republikës. Berisha me sukses ka punuar trajner i portierëve në klubin më të trofeshëm në Kosovë, KF Prishtina.

Berisha së bashku me një armatë sportistësh, nuk u ndalën asnjëherë edhe përkundër kërcënimeve që vinin nga kuzhina e Beogradit, por e vazhduan punën e tyre, duke i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës, herë në Llukar, herë në Dumnicë, herë në Dushanovë, Novosellë, Zllakuçan, Raushiq, Varosh, Kçiq, Sadovinë, Hogosht etj.

Berisha si çdo shqiptar kombëtar ishte halë në sy për pushtuesin serb, i cili në asnjë formë nuk u dorëzua para tyre por iu kundërvu fuqishëm, në mision të sportit dhe të shtetit të Kosovës. 

Berisha është prej trajnerëve më të mirë të futbollit të Kosovës. Një personalitet i rrallë, fjalëpak, i guximshëm dhe i vendosur deri në pikën e fundit. 

Ai sot ndihet krenar që kontribuoi në kohërat më të vështira, duke rrezikuar edhe jetën vetëm e vetëm për të mbajtur gjallë sportin në përgjithësi. 

Berisha është i lumtur që sot Kosova vlon nga djemtë e vashat që merren me sport dhe zhvillojnë aktivitetet në stadiume dhe palestra sportive, nga të cilat objekte në vitet e 90-ta u dëbuan nga agresori serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat