Modriç justifikon humbjen e Realit

Futboll

Modriç justifikon humbjen e Realit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 23:26
Modriç justifikon humbjen e Realit

Humbja në Ligën e Kampioneve me Shakhtar Donetskun ka shkaktuar zhgënjim në kampin e Realit. Mesfushori veteran Luka Modriç u shpreh pas humbjes me ukrainasit 2:3 se “El Klasikoja” e të dielës me Barcelonën është një shans i mirë për të rikuperuar gabimet dhe dëmet e shkaktuara.

“Në pjesën e parë nuk ishim aspak konkurues, në pjesën e dytë u përmirësuam dhe ashtu ndodhi, por nuk ishte e mjaftueshme për të barazuar ndeshjen.

Duhet të bëjmë më mirë, na mungoi besimi sot. Është diçka e mirë që ndeshja e radhës vjen menjëherë dhe kemi për detyrë të bëjmë akoma më mirë.

Zidan na tha në pushim të ndeshjes se duhet të ushtrojmë akoma më shumë trysni. Është një humbje e rëndë, jemi të sigurtë që do të përmirësohemi”, deklaroi Modriç pas ndeshjes me Shakhtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat