Lëndimi i Chiellini nuk është serioz

Futboll

Lëndimi i Chiellini nuk është serioz

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 06:10
Chiellini

Lajm i mirë për Juventusin pasi që kapiteni i skuadrës, Giorgio Chiellini nuk ka pësuar lëndim serioz, por vetëm një mavijosje në muskuj

Mbrojtësi u largua nga ndeshja duke çaluar në fitoren që mbrëmë Juventus e arriti kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Ka pasur shqetësime se ai mund të këtë lëndim në kofshë apo në ligamente.

Megjithatë, në një deklaratë të lansuar sonte në mbrëmje, klubi ka konfirmuar se nuk ka ndonjë problem muskulor.

Kjo do të thotë se ai do të monitorohet por më se shumti ai pritet të mungojë nga 7-10 ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat