Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Futboll

Orë vendimtare për Cristiano Ronaldon

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 09:57
Cristiano Ronaldon

Cristiano Ronaldo do ta mësojë sot nëse do të lejohet të luajë për Juventusin kundër Barcelonës dhe rivalit të moçëm, Lionel Messi, javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve.

Juventusi i është drejtuar UEFA-s me një varg dokumentesh për të dëshmuar se Ronaldo – i cili është në karantinë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus në fillim të javës së kaluar derisa ishte në detyrë me Portugalinë – nuk ka më asnjë simptomë të virusit dhe se është në gjendje të luajë.

Mediat italiane raportojnë se Ronaldo e bëri dje një test për Covid-19, rezultatin e të cilit do ta mësojë sot.

Sot është afati i fundit kur Ronaldo duhet të dalë negativ në testin për koronavirus për të qenë në gjendje të luajë të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.

Rregullat e UEFA-s kërkojnë që një lojtar të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes.

Nëse testi i djeshëm i kthehet pozitiv, Ronaldo nuk do të lejohet të luajë javën e ardhshme edhe nëse del negativ në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat