Chelsea ia tregon derën Kepës

Futboll

Chelsea ia tregon derën Kepës

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 10:30
Kepa

Chelsea është i gatshëm që ta largojë në huazim portierin Kepa Arrizabalaga qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kepa ka bërë shumë gabime në Stamford Bridge që nga ardhja e tij për një shifër rekorde prej 80 milionë eurove nga Athletic Bilbao në gusht të vitit 2018, që i kanë kushtuar me humbjen e vendit në formacion e trajnerit Frank Lampard.

Së fundmi skuadra e Chelsea në afatin kalimtar të verës ka transferuar portierin e Rennes, Edouard Mendy, për 24 milionë euro.

Blerja e Mendy dhe futja e portierit të pensionuar Petr Cech në listën e portierëve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nënkuptojnë se e ardhmja e spanjollit është larg Londrës.

Skuadra e cila ka shfaqur interesim për Kepën është Sevilla, e cila është e gatshme që të huazojë atë.

Frank Lampard është deklaruar që ai qëndron pas vendimit për huazimin e Kepës në gjysmën e sezonit, duke shpresuar që 26-vjeçari do të fitojë shansin përsëri të rikthehet në portën e kaltërve.

28-vjeçari ka bërë paraqitjen e parë për blutë në kuadër të Premierligës, kundër Crystal Palace, ndërsa ai debutoi edhe në Ligën e Kampionëve të martën kundër Sevillës, i cili arriti që në të dyja ndeshjet të mbajë portën e pa prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat