West Hamit synon të zgjidhë çështjen e Declan Rices

Futboll

West Hamit synon të zgjidhë çështjen e Declan Rices

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 11:59
West Hamit synon të zgjidhë çështjen e Declan Rices

Klubi i West Hamit synon të zgjidhë përfundimisht çështjen e Declan Rice, i cili është kërkuar me ngulm nga Chelsea, ku 21-vjeçari është formuar si futbollist para se të transferohej te “Çekanët” në vitin 2014.

Mesfushorit shkatërrues, i cili në rast nevoje mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, do t’i ofrohet kontrata e re me një përmirësim të ndjeshëm të pagës, për të larguar interesin e bluve të Londrës.

Kontrata aktuale e lojtarit përfundon në vitin 2024, por West Hami do ta zgjasë edhe një vit, pra deri në vitin 2025, me pagë shumë më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat