Një futbollist i skuadrës gjermane Werder Bremen ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin e ka konfirmuar klubi i Werderit përmes një komunikate, në të cilën bëhet e ditur se një futbollist i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19.
Werder Bremen nuk ka bërë të ditur se për cilin futbollist bëhet fjalë, por shton tutje se ai është i izoluar për 14 ditë.
Kujtojmë se pjesë e Werder Bremenit është edhe futbollisti vushtrrias dhe i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Milot Rashica..