Barcelona tenton të rikthejë Traoren në "Camp Nou"

Futboll

Barcelona tenton të rikthejë Traoren në "Camp Nou"

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:12
Barcelona tenton të rikthejë Traoren në "Camp Nou"

Adama Traore, nën kontratë me Wolves, është duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Paraqitjet e tij të mira në Premierligë dhe te Kombëtarja e Spanjës, kanë bërë që Traore të kërkohet nga shumë skuadra evropiane, përfshirë Juventusin dhe Barcelonës. Këtë të fundit kanë filluar të shtynë para idenë për rikthimin e tij.

Traore po kërkohet nga klubet e mëdha të Premierligës si Manchester City, Manchester United dhe Liverpool, të cilave tanë u janë bashkuar edhe disa klube të huaja.

Calciomercato raporton se Juventus duket se ka vendosur të tërhiqet nga oferta, por Barcelona mbetet.

Traore në moshën rinore ka qenë pjesë e Barcelonës, dhe një kthim atje edhe do ta konsideronte.

Realizatori i gjashtë golave dhe 12 asistimeve në sezonin e kaluar, është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat