Simeone në “shije të hidhur” pas humbjes nga Bayerni

Futboll

Simeone në “shije të hidhur” pas humbjes nga Bayerni

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 12:58
Diego Simeone

Diego Simeone tha që humbja e thellë 4:0 e Atletico Madridit ndaj Bayern Munih i ka lënë një “shije të hidhur”, por refuzoi t’i kritikonte lojtarët për humbjen.

Atletico ishin shumë ekip inferior ndaj kampionit aktual të Ligës së Kampionëve në Munih, në hapje të grupit A, ku sulmuesi anësor i “Bavarezëve” Kingsley Coman ishte lojtari i ndeshjes.

Francezi Coman shënoi dy gola së bashku me Leon Goretzkan dhe Corentin Tolisson, të cilët shënuan nga një gol.

Disfata e mbrëmshme e Atleticos ishte ndër më të këqija, ku menaxhuan të gjuanin drejt portës së Neuer vetëm një herë.

“Më ka mbetur një shije e hidhur e humbjes,” tha Simeone pas ndeshjes.

“Por kam zbuluar disa gjëra të reja për të ardhmen. Nuk e di nëse ne kemi bërë shumë gabime apo ishte kualiteti i lartë i kundërshtarit. Bayern është duke kaluar në moment të mirë dhe janë duke shkëlqyer,” shtoi ai.

Atletico rikthehet në aksion ndaj Real Betis të shtunën nga ora 21:00 në La Liga, ndërsa Bayerni pret në shtëpi Eintracht Frankfurt në ora 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat