Vllaznia mëson kundërshtaren në Champions

Futboll

Vllaznia mëson kundërshtaren në Champions

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:37
Vllaznia mëson kundërshtaren në Champions

Vllaznia e femrave ka mësuar ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Champions League për femra.

Shkodranet do të përballen në këtë raund me kampionen e Turqisë, ALG Spor Kulubu.

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur Vllazninë përballë skuadrës tukre, teksa ndeshja do të luhen në “Loro Boriçi” më 3 ose 4 nëntor.

Mundësitë e Vllaznisë ishin të përballej me kampionen e Izraelit ose me atë të Turqisë dhe shorti i ka vendosur përballë këtyre të fundit, ku femrat e skuadrës shqiptare do të kërkojnë të kalojnë në turin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat