Zbulohet plani B për Serie A

Futboll

Zbulohet plani B për Serie A

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 13:45
Zbulohet plani B për Serie A

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë dhe për pasojë edhe futbollin, prandaj Federata Italiane e Futbollit, po mendon edhe për një mënyrë tjetër për të dhënë verdiktet në rast se situata përkeqësohet dhe ndeshjet nuk mund të luhen rregullisht.

Një skenar që po mendohet duke marrë në konsideratë faktin që është e pamundur të kemi një shtyrje të re të Europianit.

Pra, të gjitha kampionatet duhet të mbyllen brenda majit.

Plani i famshëm B, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, do të lejojë që kampionati të përmbyllet në vetëm 8 javë, me kusht që të paktën të luhet e gjithë faza e parë, në mënyrë që të gjitha ekipet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh dhe të jenë përballur të paktën një herë me çdo kundërshtar.


Në këtë pikë, 12 ekipet e renditura më lart të ndahen në dy grupe me nga gjashtë skuadra për të luajtur për titullin me ndeshje brenda dhe jashtë, në stilin e fazës së grupeve të Championsit. Dy të parat kualifikohen në gjysmëfinalet e kampionatit, që do të luhen me ndeshje teke (kuptohet edhe finalja).

Tetë skuadrat e renditura më poshtë, të gjitha të përfshira në një grup, do të luftonin për mbijetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat