Spahiu: Kërkojmë që kryetari i komunës Xhafer Tahiri, të ndërmarrë masa

Futboll

Spahiu: Kërkojmë që kryetari i komunës Xhafer Tahiri, të ndërmarrë masa

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:03
Spahiu: Kërkojmë që kryetari i komunës Xhafer Tahiri, të ndërmarrë masa

Ish gjyqtari i futbollit, Iljaz Spahiu, ka reaguar me një letër të hapur me zhvillimet e fundit në FC Vushtrria.

“Unë, Ilijaz Spahiu, ish futbollist dhe fëmijë i qytetit dhe klubit të futbollit Vushtrria, tani me qëndrim në Amerikën e largët, reagoi ashpër ndaj personave të papërgjegjshëm, ndaj atyre që kanë uzurpuar klubin e futbollit Vushtrria, klubin që është sinonim i qëndresës, sakrificës, por edhe i krenarisë kulturore, sportive, i rinisë dhe qytetarisë të gjitha moshave, dhe në veçanti i Tifogrupit Forca!

Duke parë rrjedhat e ngjarjeve, atyre te rezultateve të dobëta sportive dhe menaxhuese nga ardhja e biznesmenit vushtrrias Bajrush Kajtazi, e në veçanti nga prishja e marrdhënieve shoqërore dhe sjelljes arrogante te ish kryetarit Kajtazi ndaj tifogrupit Forca, dëbimi nga fusha dhe objekti i stadiumit të qytetit, i cili i takon qytetarëve dhe në veçanti rinisë dhe grupit të simpatizantëve besnik forca, me dhunë nga policia e manipuluar nga ish kryetari Kajtazi, si dhe largimin e te gjitha eksponenteve kontributdhënësve historik, të ish legjendave sportive, te ish futbollisteve të klubit Vushtrria, me berinqe nga Amerika , të ngrisë zërin dhe brengën e degradimit që po i bënë klubit tim të zemrës Vushtrria, “i papërgjegjshmi”, tregtari Bajrush Kajtazi!

Zoti Kajtazi, ju mund të keni para dhe të jeni i pasur, por nuk mundeni në mënyrën arrogante dhe formën se si jeni sjell me tifogrupin dhe ish futbollistët, eksponentet historik të sportit dhe futbollit vushtrrias, “të blini dhe të shitni historikun dhe vlerat humane, njerëzore dhe historikun” te klubit të qytetit Vushtrria!

Prandaj, si ish futbollist i klubit tim të zemrës Vushtrria (Kosova) kërkoj nga drejtuesit e komunës së Vushtrrisë, gjersa klubi është aset publik i qytetit dhe qytetarëve të saj, ata të grumbulluar të rinj dhe të vjetër rreth tifogrupit Forca, të reagojnë, e sidomos kryetari i nderuar dhe shume i respektuar Xhafer Tahiri, të përdorë autoritetin dhe kompetencat ligjore, ato administrative, që të zgjidh njeherë e përgjithmonë problemin e uzurpimit të pronës publike edhe atë një aset historik si atë të

KF Vushtrria (Kosova), nga ish kryetari Bajrush Kajtazi!
Klubit tim te zemrës, për të cilin kam derdhur me mija e mija litra djers , qe kam bërë mija e mija kilometra vrapi që të naltsoj emrin e tij dhe qytetin tim te dashur Vushtrria, reagoj ashpër nga sjellja arrogante dhe të uzurpimit të historisë dhe asetin historik sportiv dhe te futbollit nga ish kryetari Kajtazi!

Kërkoj, që ky aset sportiv historik i qytetit të Vushtrrisë, ti kthehet dinjiteti dhe qytetarëve te saj, tifogrupit Forca, ish futbollistëve dhe punëtorëve sportiv që në marrëveshje me dikasterin përgjegjës sportiv komunal , të gjejnë formën ligjore dhe atë administrativë, që klubi i futbollit Vushtrria (Kosova), të qëndroj klub publik, ose Shoqëri Aksionare, si aksionar kryesor Komuna e Vushtrrisë 51%, dhe aksionarët tjerë, ish futbollist, dhe grupet e interesit , me 49%! Por, jo te uzurpohet dhe të tjetërsohet me dhunë dhe arrogancë nga një biznesmen “që nuk din çka është kultura”, sporti dhe aseti historik i qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë, por në kokë ka “adheshvereshet”, bizneset se si të bëjë “plaçkë” dhe “pazare me një aset historik të sportit” dhe futbollit vushtrrias! 

Kërkojmë që kryetari i komunës Xhafer Tahiri, që ndërmarrë masa administrative dhe të kthejë këtë aset historik sportiv dhe të futbollit në aset të qytetarëve, të komunës, dhe jo të interesave personale, të “plaçkës” dhe arrogancës së ish kryetarit të klubit Bajrush Kajtazi!
Ilijaz Spahiu, ish futbollist i klubit historik Vushtrria, KF Kosova e Vushtrrisë”, shkruan Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat