E shpëtoi Interin

Futboll

E shpëtoi Interin

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 14:07
Lukaku

Mbi shpatullat e gjigantit. Në fillimsezonin e komplikuar të Interit, një ndër siguritë e pakta, për të mos thënë e vetmja, është sulmuesi belg, Romelu Lukaku, shpëtimtar dhe ikonë shprese kur gjërat bëhen keq. Kontributi i tij nisi menjëherë, në agim të sezonit.

Me Interin në disavantazh 3-2 ndaj Fiorentinës, ishte numri 9 që barazoi shifrat, duke bërë të mundur që më pas D’Ambrosio, të firmoste golin e 3-pikëshit. Pastaj dygolëshi ndaj Beneventos, me 27-vjeçarin që hapi dhe madje mbylli faktikisht ndeshjen me golin e 3-0, duke shtruar rrugën për fitoren 5-2. Vetëm një hap bosh me Lazion në javën e tretë për të rinisur rrugën në derbin e Milanos, ku i shënoi Milanit golin e 3-të në 3 ndeshje të luajtura, teksa vazhdoi edhe në Champions me dy golat ndaj Moenchengladbach, që i evituan Contes disfatën në debutimin në Champions.

Vetëm një herë, në derbin e 17 tetorit, një gol i Lukakut nuk ka vlejtur sa u përket pikëve, për pjesën tjetër flasin shifrat. Lukaku ka sjellë gjysmën thuajse gjysmën e golave të Interit këtë sezon, 14 në total, 6 nga belgu në 5 ndeshje dhe golat e tij kanë siguruar katër nga tetë pikët e mara deri më tani mes Serisë A dhe Championsit.

Lukaku është në seri pozitive në Europë, prej 8 ndeshjesh radhazi, 2 në takimet e Championsit dhe pastaj 6 në Europa League sezonin e shkuar, si dhe në ndeshjen e parë të këtij edicioni me Gladbach, ashtu si dhe Lewavdowski. Në shënjestër është Ronaldo që në kompeticionet europiane ka arritur të shënojë në 11 ndeshje radhazi. Dhe sa për të kujtuar, në dy ndeshjen e fundit me kombëtaren kundër Anglisë dhe Islandës, Lukaku shënoi të tre golat e Belgjikës, një vit pasi erdhi tek Interi, nuk ka më vend për pengje, vetëm për shpresën që të vazhdojë kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat