Ramos mund të largohet

Futboll

Ramos mund të largohet

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:15
Ramos mund të largohet

Sergio Ramos mund të largohet falas në fund të sezonit nga Real Madridi dhe kjo ka bërë që Juventusi dhe Paris Saint-Germain të vihen pas tij.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me Real Madrid skadon vitin e ardhshëm dhe nuk ka indikacione për një rinovim.

Kjo thuhet se ka lënë derën e hapur për klube të tjera që potencialisht ta joshin atë për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, si Juventus ashtu edhe Paris Saint-Germain po mendojnë të përpiqen të nënshkruajnë me Ramos në fund të sezonit, raporton telegrafi.

Ramos thuhet se është i etur të mbetet aty ku është, por një ofertë e madhe nga Juventusi ose PSG mund të ndryshojë mendjen e lojtarit.

Ndryshe, Ramos gjatë karrierës së tij ka fituar çdo trofe të mundshëm me Los Blancos, ndër to edhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat