Pickford është “shumë i mërzitur”

Futboll

Pickford është “shumë i mërzitur”

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:17
Pickford është “shumë i mërzitur”

Jordan Pickford është “shumë i mërzitur” për lëndimin në gju të Virgil van Dijk, thotë trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti.

Mbrojtësi i Liverpoolit është detyruar të operohet në gju pas goditjes së fortë që mori nga portieri i Evertonit.

Ai ka dëmtuar ligamentet dhe do të jetë jashtë fushave për disa muaj.

Ancelottit i vjen keq për lëndimin e rëndë të Van Dijk, derisa ka mbrojtur Pickfordin.

“Të jemi të qartë, na vjen shumë keq për lëndimin e Virgil van Dijk. Të gjithë shpresojmë që ai të rikuperohet më shpejtë”, u shpreh Ancelotti.

“Kishte kontakt me Jordan Pickford: kontakt i paqëllimshëm. Por fakti se Premierliga është e shpejt, nuk është e vështirë që të mos arrish në kohë”.

“Jordan ndërhyri pak me vonesë, por synimi i tij ishte të arrijë topin e jo ta lëndojë Virgil van Dijkun”.

“Të thuash ishte e qëllimshme, jo kështu e jo ashtu, për mendimin tim, është e tepërt. Virgil van Dijk e di këtë”.

“Jordan është shumë i mërzitur, i zhgënjyer për lëndimin e Van Dijk. Ishte goditje e fortë, e paqëllimshme, kjo mund të ndodhë në futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat