Prishtina mëson kundërshtarët pas pak ditësh

Futboll

Prishtina mëson kundërshtarët pas pak ditësh

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:28
Prishtina mëson kundërshtarët pas pak ditësh

Mabtex Prishtina është kampione e Kosovës në futsall, dhe si e tillë ka siguruar edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve të këtij sporti.

Këtë sezon nuk do të ketë grupe, dhe ky rregull i ri mund t’i shkojë përshtati kryeqytetasve të cilët në vend se të ndeshen me tre skuadra të tjera, do të duhen të fitojnë vetëm një takim për tu kualifikuar tutje.

Shorti i raundit të parë do të mbahet me datën 27 Tetor, e këtu kundërshtarë eventual të Prishtinës mund të jenë plotë 45 skuadra të tjera.

Kundërshtari më i fortë i mundshëm për prishtinasit mund të jenë italianët e Pesaros, ndërsa shorti mund të rezervoj edhe takime vëllazërore me Shkupin ose Tiranën.

Për tu shpallur kampion, Prishtina mposhti Liburnin në finalen e playoff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat