E habitshme në një shtet larg lindjes, 18-vjeçari: Vëllai im quhet Saddam Hussein

Futboll

E habitshme në një shtet larg lindjes, 18-vjeçari: Vëllai im quhet Saddam Hussein

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:30
E habitshme në një shtet larg lindjes, 18-vjeçari: Vëllai im quhet Saddam Hussein

Ndonjëherë mjafton emri për t’u bërë i famshëm.

Ky është rasti, për shembull, i një futbollisti të ri peruan, emri i plotë i të cilit është Osama Vinladen Jimenez Lopez, për të gjithë thjesht Osama Vinladen.

Është e qartë asonanca me terroristin përgjegjës për sulmin në Kullat Binjake. Lojtari që luan për Union Commercio ka thënë për Cadena SER:

“Kam menduar ta ndryshoj emrin, por tani ndihem rehat. Vëllai im quhet Saddam Hussein dhe babai im do ta kishte quajtur djalin e tretë George Bush, por ka lindur një vajzë”.

“Janë emra të marrë nga edicionet e lajmeve të periudhës kur kam lindur: mendoj se në Peru ka edhe një person që quhet Hitler, dhe që në histori ka ekzistuar edhe ndonjë Jezus që ka bërë disa gjëra të këqija”.

“Nuk mendoj se është e drejtë që të limitohet mundësia për t’i vënë një emër një fëmije”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat