Juventus, gati goditja e dyfishtë për shifrën qesharake

Futboll

Juventus, gati goditja e dyfishtë për shifrën qesharake

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:00
Juventus, gati goditja e dyfishtë për shifrën qesharake

Juventus ka ndërmend të kthehet të fitojë në Europë përveçse të konfirmojë dominimin në Itali. Për këtë arsye, pas blerjes së Cjiesa-s në ditën e fundit të merkatos së verës, klubi bardhezi ka hedhur kandidaturën për të qenë protagonist edhe në janar.

Objektivi është ai që të përforcojë skuadrën në dispozicion të Pirlo-s pas shpenzuar shifra të çmendura. Dy janë lojtarët në shënjestrën e bardhezinjve: Marcelo dhe Isco, dy yjet e Real Madrid.

Favori i “Zonjës së Vjetër” është se presidenti Perez kërkon t’i shesë sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë arsye, siç ka shkruar Don Balon, Juventus do të ishte gati të bënte një ofertë formale ej 20 milionë eurosh kundrejt 40 milionëve të kërkuara nga madrilenët për fantazistin.

Për sa i takon Marcelo-s, Paratici do që kampionët e Spanjës ta lënë të lirë me kosto zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat