Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e zjarrta

Futboll

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e zjarrta

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:58
Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e zjarrta

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë, dhe kësisoj vazhdon me ndeshjet e xhiros së tetë në fundjavë.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do t’i bëj konak ekipit të Gjilanit.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për këtë xhiro. ‘Bilbili’ kryesor në ndeshjen Prishtina – Gjilani i është besuar gjyqtarit Selim Isufi.

Image

Interesant pritet të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça ’89 do e pres skuadrën lidere të Superligës, Ballkanin.

Në këtë ballafaqim drejtësinë do ta ndajë gjyqtari gjilanas, Shpëtim Murtezi me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Burim Jahmurataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat