Kulusevski elozhe Pirlos

Futboll

Kulusevski elozhe Pirlos

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:26
Kulusevski elozhe Pirlos

Zhgënjimi në transfertën me Crotonen është harruar, pasi Andrea Pirlo arriti të marrë 3 pikët në ndeshjen e parë si trajner në Ligën e Kampionëve, ndërsa për teknikun e bardhezinjve flet me superlativa edhe futbollisti i transferuar këtë verë në Torino, Dejan Kulusevski.

“Pirlo është shumë i rëndësishëm dhe le të themi perfekt për ne të rinjtë, pasi në fushë luan gjithmonë ai që ka cilësi. Trajneri nuk ndikohet nga mosha apo rëndësia që kanë lojtarët në dhomat e zhveshjes, pasi nëse impenjohesh në maksimum në stërvitje, është e sigurt që do të jesh në formacion në fundjavë. Kjo është mjaft e rëndësishme për ne të rinjtë, pasi na shton besimin dhe dëshirën për të konkurruar me më të vjetrit”, u shpreh Kulusevski.

Suedezi u ble nga Juventusi që në muajin janar, por iu bashkua bardhezinjve vetëm në fund të sezonit të kaluar, ndërsa në këto ndeshje të para është aktivizuar si titullar nga Pirlo që sheh Kulusevskin më përpara në hierarki, krahasuar me një emër si Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat