Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

Futboll

Arteta i del në mbrojtje Lenos, pas gabimit trashanik ndaj Rapid Vienna

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 21:34
Pamje nga ndeshja

Bernd Leno mund të ishte figura tragjike e ndeshjes Rapid Vienna – Arsenal.

Rapidi kalonte në epërsi në këtë takim pas një gabimi të rëndë të Leno, i cili gaboi në pasim.

Kritikat ishin të shumta për të, por trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka shpjeguar disa gjëra, duke qenë kështu në mbrojtje të portierit gjerman.

“Është pjesë e lojës sonë. Duhet të kuptojmë kur mund ta bëjmë atë dhe kur duhet ta dërgojmë topin në tribuna”, ka thënë Arteta.

“Për ta vënë re këtë gjë është shumë më e lehtë nga jashtë fushës, sesa nga brenda saj”, shtoi spanjolli.

David Luiz dhe Pierre Emerick Aubameyang me golat e tyre kanë bërë që gabimi i Leno të mos ishte fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat