Fonseca i lumtur me përmbysjen: Nuk ishte e lehtë, Roma reagoi mirë

Futboll

Fonseca i lumtur me përmbysjen: Nuk ishte e lehtë, Roma reagoi mirë

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 23:17
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca ka mbetur i kënaqur me skuadrën e tij.

Roma ka bërë një paraqitje të shkëlqyer kundër Young Boys, duke fituar me përmbysje.

Pasi gjenin veten në disavantazh, ‘Giallorossi’ arrinin që të përmbysnin duke shënuar dy gola, për të marrë tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë, edhe Juventus pësonte këtu vite më parë dhe Young Boys kanë shkuar në 15 ndeshje pa humbje në shtëpi. Ishte e rëndësishme të merrnim fitoren dhe kemi bërë mirë”, ka thënë Fonseca.

“Jam i lumtur me ata që nuk luajtën për një kohë dhe kishin reagim të mirë kur iu dha mundësia. Është kënaqësi”, shtoi trajneri.

Fitoren e Romës e siguroi mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili shënoi golin e dytë për Romën në këtë ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat