Kastrati titullar në barazimin e Dinamo Zagrebit

Futboll

Kastrati titullar në barazimin e Dinamo Zagrebit

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 00:07
Kastrati titullar në barazimin e Dinamo Zagrebit

Reprezentuesi i Kosovës, Lirim Kastrati ishte titullar në barazimin pa gola të Dinamo Zagrebit me klubin holandez Feynord.

Kastrati në këtë ndeshje luajti si mesfushor sulmues në krahun e djathtë dhe zhvilloi 54 minuta.

Për këta minuta sa ishte në fushë, Kastrati u vlerësua me notën 6.1 nga “Whoscored.com”.

Kjo ishte ndeshja e parë e tij në Ligën e Evropës, duke bërë një debutim solid me fanellën e gjigantit kroat.

Dinamo është në grupin K të Ligës së Evropës së bashku me Feynord, CSKA Moscoë dhe Wolfsberger AC.

Pas kësaj ndeshjes, klubi kroat renditet në pozitën e fundit me një pikë, aq sa kanë edhe tri klubet tjera në këtë grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat