U infektuan i gjithë ekipi i Genoas me COVID-19, por jo edhe Badelj – Kroati zbulon se e kishte kaluar coronavirusin pa dijeninë e tij

Futboll

U infektuan i gjithë ekipi i Genoas me COVID-19, por jo edhe Badelj – Kroati zbulon se e kishte kaluar coronavirusin pa dijeninë e tij

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 12:09
Milan Badelj

Milan Badelj zbuloi se ai me të vërtetë u infektua me Covid-19 në Fiorentina dhe thotë se shpreson që askush tjetër të mos e përjetojë atë që i ndodhi skuadrës së tij të tanishme, Genoas.

Genoa kishte një shpërthim masiv në fund të shtatorit me 22 raste të konfirmuara të Covid-19 midis lojtarëve dhe anëtarëve të stafit.

Njëri nga lojtarët që nuk u infektua është kroati Badelj, i cili zbulon se pas testimeve të bëra doli se posedon antitrupa, ndërsa shtoi se e ka kaluar infektimin.

“Isha goxha i qetë. Me siguri e kisha Covidin në mars kur isha në Firence. Nuk e bëra testin atëherë, por testi i gjakut që bëra më pas tregoi se kam antitrupa”, ka thënë fillimisht Badelj për Il Secolo XIX.

“Ndihesha i qetë, megjithëse i mora të gjitha masat paraprake për respekt për shokët e mi të skuadrës dhe sepse kurrë nuk e dini çfarë ndodh”.

“Në mars dhe prill kishte shumë lojtarë të infektuar [në Fiorentina]. Pastaj, natyrisht, nuk u pamë dhe u kthyem në fushë shumë kohë më vonë”.

“Ndjenjat janë të njëjta tani. Ne e gjetëm veten këtu pa mundur të stërvitemi, me shumë djem në shtëpi”.

“Për fat të mirë, pothuajse të gjithë janë asimptomatik. Shpresoj që asnjë ekip tjetër të mos e përjetojë atë që na ndodhi”, përfundoi kroati. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat