Shitja e Ronaldos idiotësi

Futboll

Shitja e Ronaldos idiotësi

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:14
Shitja e Ronaldos idiotësi

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, i kthehet shitjes së Cristino Ronaldos në vitin 2018 tek Juventusi, të cilën e konsideron një marrëveshje “idiote”.

Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptueshëm, që ishte kundër interesave të klubit. Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën bardhezi.

“Meqenëse Cristiano shitja e Ronaldos ishte budallallëk, ishte e qartë se ekipit i nevojiteshin përforcime në atë pozicion dhe në të tjerët, por realiteti i trishtuar është se llogaritë e klubit janë bërë gabim. Janë plot fatura dhe detyrime për t’u paguar, me shifra marramendëse për lojtarët që janë blerë”, tha ai.

Ish-presidenti i “Los Blancos” analizon edhe situatën aktuale të Zidane, por nuk e sheh problemin thjesht te trajneri:

“Ajo që ndodhi kundër Shakhtarit dhe Cadizit la shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, pa dyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Cristianon, kur nuk ke askënd për të shënuar gola”.

A do të ishte zgjedhje për Realin zëvendësimi i francezit Zidane me një tjetër legjendë të klubit, si Raul Gonzalez?

“Kam një dashuri të madhe për Raulin, e admiroja jashtëzakonisht si lojtar, trajner dhe person. Sidoqoftë, afrimi i tij në këtë rol do të thoshte shkarkim i një trajneri që mund të bëjë gabime, dhe me siguri ka bërë gabime, por që gjithashtu fitoi tre Champions radhazi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat