Në janar përgatitet ankandi për mbrojtësin e Fiorentinës

Futboll

Në janar përgatitet ankandi për mbrojtësin e Fiorentinës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:20
Në janar përgatitet ankandi për mbrojtësin e Fiorentinës

Komplikohet gjithmonë e më shumë çështja e rinovimit të kontratës së Nikola Milenkoviqit, me Fiorentinën që pritet ta shesë futbollistin gjatë merkatos së janarit, për të mos rrezikuar largimin e tij me parametër zero.

Mbrojtësi i qendrës gjatë verës është kërkuar nga shumë klube, por pretendimet e vjollcëve prej 40 milionë eurosh ngriti një mur rreth lojtarit.

Gjithsesi, në janar, kur hapet merkato e dimrit, pretendentët, duke filluar nga Milani, mund të rikthehen fuqishëm.

Fiorentina nuk ka interes ekonomik të tregohet kokëfortë, kështu që do të pranojë ofertën më të mirë për mbrojtësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat