Tallen me Suarezin

Futboll

Tallen me Suarezin

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:24
Tallen me Suarezin

U ndodh edhe më të mirëve që të kenë një “armik” në dukje të pamundur për t’u mposhtur. Edhe në botën e futbollit duket se dikush është prekur nga ky “mallkim”.

Mjafton të pyetet Luis Suarez që, pavarësisht transferimit nga Barcelona tek Atletico Madrid, ka qenë protagonist i një tjetër humbje të rëndë kundër Bayern Munich.

Në sfidën e Champions League të Colchoneros kundër kampionëve në fuqi gjermanë ka ardhur një poker i ri golash që i shtohet humbjes së turpshme 8-2 të pësuar vetëm pak muaj më parë me fanellën blaugrana.

Një mallkim i vërtetë për Luis Suarez që nuk ka kaluar pa u vënë re në rrjetet sociale. Duke llogaritur të dy ndeshjet, Pistolero ka pësuar 12 gola… Praktikisht një gol çdo çerek ore, duke marrë parasysh 180 minutat e luajtura.

Suarez nuk do të jetë aspak i kënaqur me këtë situatë që rëndohet edhe nga mungesa e golit. Të paktën në udhëtim.

Pistolero nuk shënon prej plot 22 ndeshjesh larg shtëpisë dhe rrjetet sociale nuk e kanë falur uruguaianin as në këtë aspekt, madje disa kanë folur edhe për një “frikë” të ish-yllit të Barçës për t’u ndeshur me gjermanët në ndeshjen e kthimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat