Dijk është i pazëvendësueshëm

Futboll

Dijk është i pazëvendësueshëm

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:41
Dijk është i pazëvendësueshëm

Virgil Van Dijk është i pazëvendësueshëm, por Fabinho thotë se do të japë maksimumin për të mbuluar sadopak pozicionin e tij.

Mbrojtësi holandez dëmtoi ligamentet e gjurit pak ditë më parë dhe do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushe.

Jurgen Klopp ka vendosur që deri në janar, në vend të Van Dijk të luajë Fabinho.

“Nuk jam Van Dijk, ai është më i miri në botë aktualisht”, tha Fabinho për “Mirror”, raporton syri.

“Trajneri më ka thënë se duhet të flas më shumë dhe të tentoj ta organizoj ekipin. Nganjëherë duhet t’i marrë topat e dytë dhe të jem gati për të bërë presion. Në këtë rol, duhet të tentoj të bëj më të mirën.

Kur mësova se Van Dijk do të jetë jashtë për një kohë të gjatë, u shokova sepse para se gjithash, ai është më i miri në botë momentalisht. Ai është lider i këtij ekipi. Do të më duhet të bëj sadopak nga ajo që bën Van Dijk. Duhet të tentoj ta organizoj ekipin. Më duhet t’i flas ekipit dhe të jem lider”, deklaroi braziliani i Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat