Lojtari që çmendi futbollin në Kosovë! Pas Italisë edhe në Francë

Futboll

Lojtari që çmendi futbollin në Kosovë! Pas Italisë edhe në Francë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 13:42
Lojtari që çmendi futbollin në Kosovë! Pas Italisë edhe në Francë

Jehona e madhe e Mirlind Dakut nuk ka të përfunduar sa i përket nisjes së këtij sezoni të ri.

Flitet për sulmuesin që ka shënuar më tepër gola në Europë për këtë kampionat, teksa statistikat janë vërtet të frikshme. Në 7 ndeshjet e para është tundur 14 herë porta e kundërshtarëve, duke qenë makthi i çdo mbrojtje rivale.

Disa ditë më parë emri i ish-lojtarit të Kukësit do të bënte jehonë në Italinë fqinje, ndërsa këtë herë kalon edhe në Francë.

Media franceze “SoFoot” është tërhequr nga kjo statistikë e pazakontë duke e prezantuar si sulmuesin që po çmend futbollin në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat