Klubi piemontez nuk e mori falas shqiptarin e Kosovës

Futboll

Klubi piemontez nuk e mori falas shqiptarin e Kosovës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 14:11
Klubi piemontez nuk e mori falas shqiptarin e Kosovës

Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, më datë 1 shtator kreu transferimin më të rëndësishëm në karrierën e tij. Me gjithë respektin për një klub si Standardi i Liezhit me shumë histori në Belgjikë, por edhe më gjerë, kalimi tek Torino ishte hapi i madh i 25-vjeçarit.

Klubi piemontez nuk e mori falas, përkundrazi pagoi 5.5 milionë euro për një lojtar të paprovuar në ligat kryesore europiane, megjithatë duket se presidenti Urbano Cairo ka goditur në shenjë.

3 ndeshje në Serinë, 2 prej të cilave titullar, kundër Atalantës e Cagliarit, kanë dëshmuar cilësitë mjaft të mira që zotëron futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, madje kundër bergamaskëve dhuroi edhe një asist në rastin e golit të dytë të Belottit.

Në ndeshjen ndaj skuadrës së Di Francescos, në raundin e fundit të Serisë A, rikuperoi 12 topa, shumë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse, në një kohë që saktësia e pasimeve ishte në masën 88%. 

Kontrata e nënshkruar më Torinon është deri në vitin 2024, por nëse paraqitjet e Mërgim Vojvodës vijon në ritmin që kanë nisur, atëherë gjasat janë që mos të qëndrojë gjatë tek klubi “granata”, por ta shohë veten me një fanellë edhe më të rëndë, sepse disponon cilësi të admirueshme teknike dhe forcë fizike që bën diferencën në një kampionat të vështirë si ai italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat