Zidane: Ramos është rikuperuar

Futboll

Zidane: Ramos është rikuperuar

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:09
Zidane: Ramos është rikuperuar

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, është rikuperuar nga lëndimi dhe është i gatshëm të luajë në "El Clasicon" e parë të edicionit ndaj Barcelonës këtë fundjavë.

Ramos kishte pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Cadizit në fundjavën e kaluar, derisa mungoi në ndeshjen e mesjavës ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane ka konfirmuar se Ramos është i gatshëm të luajë kundër Barcelonës.

"Sergio është rikuperuar dhe do të jetë me ne. Ai është lideri ynë. Nuk do të rrezikojmë, ai është 100 për qind i gatshëm", deklaroi trajneri francez. 

"MARCA" kishte raportuar dje (e enjte) se Ramos nuk do të jetë i gatshëm as për këtë ndeshje.

Megjithatë, sipas Zidanes, futbollisti spanjoll do të luajë në "El Clasico".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat