Rooney zbulon katër lojtarët më të fortë që ai ka luajtur kundër tyre gjatë karrierës

Futboll

Rooney zbulon katër lojtarët më të fortë që ai ka luajtur kundër tyre gjatë karrierës

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:29
Wayne Rooney

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney zbuloi se super ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte në mesin e katër lojtarëve më të vështirë me të cilët ai luajti kundër tyre në karrierën e tij të shkëlqyer.

Anglezi 34-vjeçar ka shijuar një karrierë të madhe dhe ka fituar pesë tituj të Ligës Premier, një Ligë të Kampionëve dhe një Ligë të Evropës me Djajtë e Kuq.

Dhe Rooney gjithashtu ka ndarë fushën përkrah futbollistëve të tjerë legjendë si Cristiano Ronaldo, Ryan Giggs dhe Paul Scholes.

Kur ai u pyet për lojtarët më të mirë kundër të cilëve luajti, Rooney zgjodhi kundërshtarin më të vështirë për secilën pozitë.

“Ka pasur kaq shumë gjatë viteve, por unë do të përpiqem të zgjedh një për çdo pozicion”, ka thënë fillimisht Rooney për faqen e tij zyrtare.

“Portieri më i mirë me të cilin kam luajtur kundër është Iker Casillas, ai ka fituar gjithçka që mundesh në futboll dhe është një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave”.

“Mbrojtësi më i mirë është ndoshta John Terry. Ai e lexon mirë ndeshjen, ai është fizik dhe shumë i vështirë për të luajtur kundër tij”.

“Për mesfushën, unë do të thosha Xavi. Ai kishte gjithçka, pasim brilant, vizion, kreativitet dhe udhëheqje”.

“Sulmuesi më i mirë duhet të jetë Lionel Messi, për mendimin tim, ai është lojtari më i mirë ndonjëherë dhe unë jam i nderuar që kam ndarë një fushë me të”, përfundoi anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat